Agjencia Zhurnal.mk.

Zbulohet planeti i ri gjigand

Dokumentohet nga teleskopi Hubble lindja dhe formimi i një planeti gjigand. Është frut i kolapsimit masiv të një sasie të jashtëzakonshme gazi. Bëhet fjalë për një planet 9 herë më të dendur se Jupiteri, që lindi pra jo si pasojë e një akumulimi të ngadaltë materiali përreth bërthamës, sikurse ndodh zakonisht dhe mënyra që ne njohim.

Ky planet rrotullohet rreth yllit mëmë në një distance që është 93 herë më e madhe se ajo që ndan Tokën nga Dielli. Përreth yllit madje ekspertët thonë se mund të orbitojnë edhe planetë të tjerë, e dy duket se janë në fazë embrionale.

Krijimi i kësaj bote të re në hapësire është vëzhguar edhe nga teleskopi Subaru që ndodhet në Hawai ku është konfirmuar vrojtimi i Hubble. Fillimisht rreth yllit është krijuar një disk i gaztë, e më pas akumulimi i vrullshëm e masiv e tij ka krijuar planetin e ri, pa një bërthamë qëndrore. Sipas studiuesve sasitë e mëdha të gazit janë kolapsuar si pasojë e instabilitetit gravitacional.

Krijimi i ekzoplanetit AB Aurigae b është përshkruar në revistën shkencore ndërkombëtare Nature.

Related posts

Raporti i Komitetit Evropian kundër Torturës: Në Shutkë, Prilep dhe Shtip janë përmirëuar kushtet, në Idrizovë gjendja alarmante

I Z

Gjërat që duhet t’i keni në mendje kur e zgjidhni karrierën tuaj

D V

Shkencëtarët pranojnë se birrat e forta janë më të shëndetshme për një arsye

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky