Agjencia Zhurnal.mk.

Zbulohet trajneri që po pëlqehet më së shumti nga Deco për të marrë drejtimin e Barcelonës

Dukej diçka e arritshme kur informacioni u përhap për herë të parë, por një raportim i dytë tani ka vërtetuar informacionin se Deco dëshiron që Luis Enrique të jetë emërimi i tij i parë në detyrën si drejtor sportiv. Tekniku spanjoll momentalisht është pjesë e Paris Saint-Germainit, dhe ka kontratë deri në 2025.

Raportimet u përhapën fillimisht duke pretenduar se Luis Enrique përputhet me kërkesat e Decos për trajnerin e ri, ndërsa tani Diario AS ka konfirmuar se trajneri i PSG-së është në krye të listës së dëshirave të Decos.

Presidenti Joan Laporta gjithashtu ka shprehur gatishmërinë që të bëjë gjithçka që është e mundur për të rikthyer në ekip trajnerin që fitoi tripletën me blaugranasit.

Sidoqoftë, ata do të hasin në vështirësi për ta bërë këtë, pasi Enrique ka kontratë me PSG-në deri në 2025, dhe Barcelona nuk janë në një pozicion të favorshëm për të paguar klauzolën e tij të lirimit.

PSG gjithashtu i ka ‘dhuruar çelësat’ Luis Enriques ndërsa ata po vazhdojnë të punojnë për ta çuar klubin në një drejtim të ri, duke e bazuar projektin e tyre tek lojtarët e rinj.

Në mënyrë që ai të bëhet pjesë e Barçës, Enrique duhet të negociojë kushtet për largim nga PSG-ja dhe historia tregon se ekipi francez rrallë herë ka ndihmuar për t’i lehtësuar gjërat Barcelonës.

Preferenca e Decos vjen nga fakti se Enrique e njeh mirë klubin, i beson lojtarëve të rinj dhe mbi të gjitha preferon futboll ofanziv, ajo që po kërkohet nga bordi i klubit katalanas.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky