Agjencia Zhurnal.mk.

Zejdi: Dje jam takuar me Ali Ahmetin, u dakorduam në shumë pika të përbashkëta

Shkup, 14 shkurt – Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi në një deklaratë për TV21 tha se dje ka pasur takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, përcjell TV21.

Zejdi tha se në takim është folur për bashkëpunim eventual në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, Rexhepi thotë se me Ahmetin janë pajtuar që të diskutohet në nivel komisionesh për bashkëpunimin e mundshëm.“Dje bile kishim edhe një takim me kryetarin e BDI-së, ku diskutuam mundësinë e bashkëpunimit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale, kishte bisedime të detajuara dhe ato që për ne është shumë e rëndësishme është që platforma jonë programore të jetë pjesë përbërëse e procesit zgjedhor, qoftë me BDI-në me Frontin Europian, qoftë nëse nesër ka ndonjë ofertë me frontin opozitar. U dakorduam në shumë pika të përbashkëta dhe besoj që e lam që në nivel komisionesh të diskutohen detajet rreth platformës programore, në momentin që do të ketë konkret diçka atje, do të japim deklaratë publike”, tha Rexhepi për TV21.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky