Shkup, 8 qershor – Në lidhje me takimin e djeshme të liderëve, Zekoli thotë se në mbledhje janë thënë disa gjëra, por më e rëndësishmja është ajo që ka mbetur me shkronja të vogla, e ajo është ndryshimet kushtetuese. Skena ishte si në filmin “The Godfather” ku të gjithë prisnin dhe e dinin se do të vriteshin. Por gjithsesi diçka lëvizi. Është e rëndësishme të jepet përshtypja, politika është 95% perceptim dhe për këtë është bërë ky takim. Të gjitha partitë janë në krizë, por ka një konstante dhe kjo është ndikimi i huaj.
“Nikolloski para takimit i ka shprehur qartë qëndrimet e diplomatit amerikan Chris Murphy, me çka është e qartë se cili është interesi i bashkësisë ndërkombëtare, e këto janë ndryshimet kushtetuese. Zekoli thotë se nuk bëhet fjalë për blerje kohe, pra jo për anëtarësim në BE, por në Komunitetin Politik Evropian, i cili është zëvendësues. Sado që të kamuflohet me retorikë anti-BDI, është ende e vështirë të thyhet koalicioni VMRO-DPMNE, BDI, Levica në nivel lokal. Të njëjtën gjë do ta dëgjojmë edhe në nivel qendror, beson Zekoli.