Agjencia Zhurnal.mk.

Zelenski bëri thirrje në aksion në fjalimin para KB-së, Rusia u përgjigj se kjo është “PR fushatë”

Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski dje para Kombeve të Bashkuara e akuzoi Rusinë se është shtet terrorist, ndërsa ajo u përgjigj se ai e ka shfrytëzuar fjalimin e tij deri te Këshilli i Sigurimit për “PR fushatë nga largësia” në tentim që të marrë ende armë nga Perëndimi.

Zelenski kërkoi që Këshilli i Sigurimit ta përjashtojë Moskën nga KB-ja dhe të formojë gjykatë, e cila do t’i hetojë veprimet e ushtrisë ruse në Ukrainë, e cila e ka kryer invazionin më 24 shkurt. Megjithatë, Rusia ka të drejtë vetoje në Këshillin dhe mund të mbrohet nga një veprim i tillë.

“Rusia nuk ka të drejtë të marrë pjesë në diskutime dhe votim për luftën në Ukrainë, e cila me asgjë nuk është provokuar dhe thjeshtë është kolonialiste. Ju bëj thirrje t’ia merrni autorizimet shtetit terrorist shtetëror”, tha Zelenski në fjalimin e tij para Këshillit të Sigurimit përmes video lidhjes.

Zëvendës ambasadori i Rusisë së KB-së, Dmitrij Poljanski, deklaroi para Këshillit se “paraqitja e Zelenskit përmes video lidhjes e prish autoritetin e organiazatës së obliguar për mbajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

“Këshilli i Sigurimit i KB-së nuk duhet të shndërrohet në platformë për PR fushatë nga largësia e presidentit Zelenski që të fitojë më shumë armë nga pjesëmarrësit e samitit të NATO-s”, tha Poljanksi.

Këshilli mbajti mbledhje pasi Ukraina kumtoi se sulmi raketor rus ndaj qendrës tregtare të hënën, me ç’rast janë vrarë 18 njerëz, ka qenë i orientuar me qëllim.

Rusia mohoi se e ka qëlluar qendrën tregtare me projektilë, duke shtuar se kanë qëlluar një depo me armë, duke shkaktar shpërthim, prej të vilit ka ndodhur zjarri në qendrën tregtare. Ajo po ashtu pohoi se qendra tregtare nuk ka qenë në funksion.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky