Volodymyr Zelensky u largua nga seanca e Këshillit të Sigurimit para se të nis fjalimin ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov. Ky i fundit ka arritur gjatë ditës së djeshme në New York dhe pritet të arsyetojë pushtimin e Ukrainës.
Presidenti ukrainas, Zelensky bëri thirrje që shtetit rus t’i hiqet e drejta e vetos pasi që “agresori po e përdor ndaj të gjitha përpjekjeve”.
“Ukraina e konsideron të padrejtë që miliarda njerëz nuk kanë një përfaqësues të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, ndërsa ka Rusia”, tha Zelensky.