Agjencia Zhurnal.mk.

Zelensky përjashton bisedimet nëse Rusia mban referendume në zonat e pushtuara

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se nëse Moska mban referendume në zonat e pushtuara të vendit të tij për bashkimin me Rusinë, nuk mund të ketë bisedime me Ukrainën apo aleatët e saj ndërkombëtarë.

Zelensky tha në adresimin e tij të vonë të natës së 7 gushtit se Ukraina po qëndron fort në pozicionin e saj për të mos i dhënë asnjë territor Rusisë.

“Nëse pushtuesit vazhdojnë rrugën e pseudo-referendumeve, ata do të mbyllin çdo shans për bisedime me Ukrainën dhe botën e lirë, të cilat qartë do t’i duhen palës ruse në një moment”, tha ai.

Trupat ruse dhe separatistët e mbështetur nga Moska tani mbajnë sipërfaqe të mëdha territori në rajonin Donbas të Ukrainës lindore dhe në zonat jugore.

Zyrtarët e mbështetur nga Rusia në të dyja zonat kanë ngritur mundësinë e mbajtjes së referendumeve për bashkimin me Rusinë.

Zyrtarët rusë dhe ukrainas mbajtën disa seanca bisedimesh në mars, por u arrit pak përparim, ku secila palë fajësoi tjetrën për ndërprerjen e kontakteve.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky