Shkup, 1 korrik – Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot në margjinat e Forumit të Prespës për Dialog, kishte takime me përfaqësues të lartë botërorë dhe evropianë, në të cilat ishte biseduar për partneritetin strategjik të Maqedonisë së Veriut në bashkësinë euroatlantike dhe proceset kyçe të reformave si mbështetje në atë drejtim.
Në takimin me ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së, Filip Riker, zëvendëskryeministri Dimitrov ka shprehur falënderim për angazhimin e përforcuar të SHBA-së sa i përket Ballkanit Perëndimor, si konfirmim për qëllimet dhe interesat e përbashkëta gjeostrategjike.
“Mbështetja nga SHBA-ja si partner shumë i rëndësishëm strategjik është ngritës i proceseve serioze në vend dhe rajon të drejtuara kah avancimi i paqes, sigurisë dhe stabilitetit, siç është procesi i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor drejtë Bashkimit Evropian”, ka thënë Dimitrovi, njoftuan sot nga SÇE.
Në atë drejtim, nga ana amerikane ishte theksuar përkushtimi i SHBA-së për fillimin pa shtyrje të bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me BE-në.
Gjatë ditës së parë të Forumit, zëvendëskryeministri Dimitrov është takuar edhe me zëvendësministrin e MPJ-së, Kostas Frangojanis, ndërsa e shoqëronte edhe kryeministrin Zoran Zaev në takimin me ish-kryeministrin grek, Aleksis Cipras.
“Me tejkalimin e viteve dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, rëndësia historike e kësaj marrëveshje do të bëhet gjithnjë e më e qartë dhe më e dukshme. Ajo ndjehet në secilin takim të përbashkët dhe vizitë kur në gjend[n për bisedime në mënyrë primare janë vendosur iniciativat dhe projektet për përforcim të bashkëpunimit dhe sigurimin e së ardhmes së përbashkët”, ka potencuar zëvendëskryeministri Dimitrov.
Siç qëndron në kumtesë, zëvendëskryeministri Dimitrov ka realizuar takime edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Gërlliq – Radman, në të cilën ishte theksuar angazhimi i vazhdueshëm i Kroacisë për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit.
Në këtë kontekst, nënvizohet në kumtesë, ishte theksuar edhe bashkëpunimi i shkëlqyer i cili përfshin ndihmë konkrete për përforcim të kapaciteteve kombëtare administrative për harmonizimin me të drejtën e BE-së dhe ndarjen e përvojave kroate nga procesi i negociatave.
“Rruga jonë eurointegruese filloi bashkë me Kroacinë, në Zagreb e nënshkruam Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim, përderisa vendimi i pakushtëzuar për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me BE-në e fituam gjithashtu gjatë presidencës kroate. Nevojitet zbatim i këtij vendimi për rrumbullakim të procesit të bashkimit të Evropës me shtete e rajoniot, që është qëllimi i ynë i përbashkët strategjik”, ka thënë Dimitrovi.
Siç është paralajmëruar, sonte Dimitrovi do të jetë folës në hapjen zyrtare të konferencës kushtuar “Rrugës deri në Marrëveshjen e Prespës”.