Agjencia Zhurnal.mk.

Zëvendëskryeministri i parë Mariçiq për vizitë në Bruksel

Bruksel, 13 shkurt – Zëvendëskryeministri i parë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq prej sot qëndron për vizitë pune dyditëshe në Bruksel, në suaza të së cilës do të takohet me ministren belge për Punë të Jashtme, Çështje Evropiane dhe Tregti të Jashtme Haxha Labib, vendi i së cilës është kryesues aktual me BE-në.

Përveç me Labib, Mariçiq sot do të takohet edhe zëvendës drejtorin e përgjithshme për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin Evropian për Politikë të Jashtme (EEAS), Marko Makovec, me udhëheqësin e Drejtorisë së përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim (GD NEAR), Gert Jan Kopman, si dhe me këshilltarin diplomatik të kryetarit të Këshillit të BE-së, Sharl Mishel për politikë të jashtme, Simon Mordju.

Në vazhdim të vizitës, zëvendëskryeministri Mariçiq nesër do të jetë pjesë e delegacionit zyrtar të udhëhequr nga kryeministri Talat Xhaferi, që do të qëndrojë në Bruksel.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky