Agjencia Zhurnal.mk.

Zëvendësuesi i Klopp, Liverpooli po i bën ofertë trajnerit që po bën mrekulli në Serie A

Liverpooli është në kërkim të një trajneri të ri pasi që tekniku gjerman, Jurgen Klopp, do të largohet nga ‘Anfield’ në fund të këtij edicioni.

Sipas raportimeve të fundit nga gazetari David Ornstein, në listën e ngushtë të emrave të preferuar nga Liverpooli është trajneri i Interit, Simone Inzaghi.

Pas rezultateve impresive këtë edicion, Inzaghi besohet se është afër rinovimit të kontratës me Interin, derisa drejtuesit e Liverpoolit akoma nuk e kanë formalizuar ofertën drejt tij.

Gjatë ditëve të kaluara, mediat italiane kanë raportuar që Inzaghi ka pranuar oferta edhe nga klubet spanjolle.

Në anën tjetër, emrat tjerë që pëlqehen nga 19 herë kampioni i Anglisë janë Ruben Amorim, Roberto De Zerbi dhe Julian Nagelsmann.

Vera do ta gjejë Liverpoolin me trajner të ri pas nëntë vjetësh, periudhë në të cilën nën drejtimin e gjermanit Klopp kjo skuadër fitoi Ligën Premier, Kupën FA, Kupën e Ligës dy herë, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky