Agjencia Zhurnal.mk.

Zgjedhjet e 14 majit, Balla: Rezultati i zgjedhjeve duhet të pranohet nga të gjitha forcat politike

Rezultati i zgjedhjeve të 14 majit duhet të jetë i gjithëpranuar nga të gjitha forcat politike.

Kështu është shprehur nga Fieri kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, duke bërë thirrje që fushata të jetë e qetë, e pastër dhe pa shumë kosto financiare.

Duhet të ketë një angazhim serioz i të gjitha forcave politike që marrin pjesë në zgjedhje, për të pranuar rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Zgjedhjet e 14 majit duhet të kenë një rezultat të gjithëpranuar dhe partitë politike të angazhohen për fushatë të qetë, të pastër, të thjeshtë dhe pa shumë shpenzime të kota”, tha Balla.  

Në garën e 14 majit, Partia Socialiste do të garojë në Fier me Armand Subashin, i cili aktualisht është edhe kreu i kësaj bashkie.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky