Agjencia Zhurnal.mk.

Zgjedhjet përfunduan tani duhet “përvjel” mangët dhe filluar me punë!

Shkup, 11 maj – Maqedonia e Veriut këtë vit kishte zgjedhje të dyfishta, për fat të mirë dy palë zgjedhjet kaluan pa asnjë incident dhe fatkeqësi dhe kjo është fitore për të gjithë qytetarët e këtij vendi. Fituesit në veçanti ishin shqiptarët pasi arritën të konsolidojnë skenën politike në dy taborë dhe kjo mundësoi ruajtjen e trupit votues shqiptarë që të ngelet në kampin politik shqiptarë, për dallim prej gabimeve të mëparshme që shumë votues kishin shtegtuar në kampin maqedonas. Megjithatë, pavarësisht fituesve e humbësve vendin e presin shumë punë për të bërë, e të gjithë ata që ia duan të mirën këtij vendi duhet të punojnë në këtë drejtim që sa më larg bllokadave të brendshme dhe atyre të jashtme që stagnojnë ecurinë e vendit, shkruan  Zhurnal.

Zgjedhjet përfunduan tani duhet përvjelë mangët dhe filluar punëve –

Pyetja më e shpesh që parashtrohej pas zgjedhjeve por edhe sot është kush fitoi dhe kush humbi e kush më kë do ta bëjë qeverinë e ardhshme. E natyrshme është që në çdo garë të ketë fitues dhe humbës, varësisht për garuesit ndonjëherë edhe humbja mund të jetë fitore.

Nga kampi shqiptarë nëse shikojmë në pasqyrë më të madhe humbës nuk ka fitues janë shqiptarët që kanë arritur të ruajnë trupin votues vetëm në kampin shqiptarë. Formimi i dy blloqeve ishte hapi më i duhur që ndodhi në kampin politik shqiptar dhe kjo dha rezultatet e veta. Pra, u rrit numri i deputeteve shqiptarë në Kuvend, shqiptarët thanë fjalën e tyre duke votuar opsionin për të cilin ata mendonin se janë më të mirët.

Dhe, nga situata e ditur paraprakisht prej kampit shqiptarë pjesëmarrëse në Qeverinë e ardhshme do të jetë koalicioni opozitar VLEN. E kjo nuk do mend që do t’i bëjë mirë edhe BDI-së dhe partive tjera në koalicionin e Frontit Evropian që të rifreskohen dhe të reformohen përshkak të qëndrimit të një kohe të gjatë në pushtet.

Megjithatë, tani këto javë deri në përfundimin e procesit të konsolidimit të Qeverisë dhe Kuvendit është e natyrshme dhe e kuptueshme, por pas kësaj është e patjetërsueshme që të fillohet me punë pa resht sepse vendi ndodhet në udhëkryq dhe e presin shumë punë.

Vendi në udhëkryq sa më parë të filloj qeveria me punë –

Pas çdo gare është e rëndësishme që sa më parë të dihet dhe kuptohet arsyeja e garimit jo vetëm për të kënaq apo plotësuar egot e ndokujt por për të dëshmuar ndryshimin apo vazhdimin e rrugëtimit në drejtim të përmirësimit të gjendjes së qytetarëve.

Prandaj, sa më parë duhet të vazhdohen punët aty ku kanë ngelur. Fushata e zgjedhjet përfunduan tani është koha që të dëshmohet që ky vend ka njerëz dhe kapacitet për t’i çuar proceset përpara drejt një jete më të mirë për të gjithë pa dallim

Sfidat në të cilat ka kalua vendi janë dëshmi që asgjë nuk është e pamundur ajo që duhet është vetëm vullneti pozitiv për të bërë ndryshim drastik në vendin ku mëse i nevojshëm është i ndryshimi.

Nëse dikur ka qenë e pa imagjinueshme futja e vendit si anëtarë i Aleancës më të fortë ushtarake në botë, sot është realitet, nëse dikur ka qenë e pa besueshme që vendit mund t’i ndërrohet emri dhe të vazhdohet tutje procesi integrimit evropian, sot është realitet.

Nëse sot tingëllon çuditshëm që kjo qeveri në ardhje nuk do t’i bëjë ndryshimet kushtetuese, nesër do të jetë realitet. Ajo që nevojitet është mos krijimi i dramave pa nevojë që po u ndryshua kushtetuta shembet vendi. Jo, nuk ndodhë asgjë e keqe dhe e dëmshme për vendin ndodhë hapja e rrugës dhe vazhdimi i rrugëtimit drejt BE-së.

Me ndryshimin e Kushtetutës a do të hyjmë në BE? Sigurisht që jo, na presin akoma punë e reforma të shumta në shumë fusha të ndryshme por ajo që ndodhë sigurt është dëshmia që ky vend ka vullnet politik për tu bërë anëtarë i familjes së madhe evropiane. Pra, nuk mjaftojnë vetëm sondazhet apo deklaratat duhet edhe vepra konkrete.

Çdo veprim i guximshëm sot është dëshmi dhe përpjekje për krijimin e një të ardhme të mirë nesër. Pra, politikanë vizionar janë ata që mendojnë e veprojnë për gjeneratat e ardhshme dhe jo sot për sot. E kjo është dëshmuar dhe do të dëshmohet padyshim edhe tutje se ka njerëz që brengosen për gjeneratat që vijnë, ka njerëz që synim kanë zhvillimin dhe progresin në gjitha fushat në tërësi. /Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky