Agjencia Zhurnal.mk.

Zgjedhjet presidenciale – Ja çfarë thanë nga OSBE/ODIHR

Shkup, 25 prill – OSBE/ODIHR, në një konferencë për media, kanë paraqitur një pasqyrë në lidhje me zgjedhjet presidenciale të mbajtura dje në vend, shkruan Alsat.

Ata përveç të tjerash kanë thënë se dje u respektuan procedurat zgjedhore por në disa raste nuk u respektuan kriteret e numërimit.

Derisa, një theks të veçantë i kanë dhënë  denoncimeve nga një numër i madh i njerëzve për mediat online, që sipas tyre, janë krijuar vetëm për të thithur fonde gjatë fushatës zgjedhore.

“Në ditën e votimit u respektuan procedurat zgjedhore por në disa raste nuk u respektuan kriteret e numërimit. Dita e zgjedhjeve ishte e qetë. KSHZ-ja plotësoi kriteret dhe u krijua besueshmëria e publikut ndaj procesit zgjedhor. KSHZ-ja përditësoi të dhënat në kohë dhe dëshmoi transparencë. Vëzhguesit tanë kanë monitoruar shumë vendvotime dhe kanë konstatuar votim të qetë. Janë raportuar disa presione dhe votime familjare sporadike. Disa vendvotime ishin të pa qasshme për personat me aftësi të kufizuara. Disa njerëz kanë denoncuar se një numër i madh i mediave online të regjistruara për reklama zgjedhore janë krijuar vetëm për të thithur fonde gjatë fushatës zgjedhore dhe në disa raste këto fonde i kanë adresuar tek partitë politike”, thanë në konferencë për media OSBE/ODIHR.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky