Agjencia Zhurnal.mk.

Zgjerohet hetimi kundër ish Sekretarit gjeneral të Qeverisë, Muhamed Zekiri

Shkup, 8 Gusht – Prokuroria për krim të organizuar ka zgjeruar hetimet për ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri.

Bëhet fjalë për një tjetër ngjarje penalo-juridike, ku qeveria përmes sekretarit të përgjithshëm Muhammed Zekiri ka lidhur marrëveshje me një person juridik për shërbime konsulente për riorganizimin e Hekurudhave, njofton prokuroria.

Prokuroria dyshon se edhe kjo kontratë është lidhur pa tender.

Ai dyshohet për shpërdorim detyre që nga prilli, kur Prokuroria për Krim të Organizuar hapi hetimet ndaj Zekirit dhe dy shtetasve të tjerë kroatë, edhe për kontratë për shërbime konsulence pa procedurë të prokurimit publik.

Ndërkohë, Gjykata e apelit në Shkup ia ka zgjatur arrestin shtëpiak edhe për 30 ditë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky