Agjencia Zhurnal.mk.

 Zgjidhen 11 projekte investuese të kompanive vendase të zgjedhura në Thirrjen publike për ndihmë teknike

Shkup, 31 mars – Njëmbëdhjetë projekte investuese janë zgjedhur në Thirrjen publike për ndihmë  teknike për zhvillim të furnizuesve të ZZHTI të destinuar për kompanitë e Maqedonisë së Veriut.

Siç kumtuan nga Drejtoria për Zonat Zhvillimore Teknologjike  Industriale (ZZHTI), komisionipesë anëtarësh i përbërë nga disa ekspertë dhe organizata të pavarura, si dhe përfaqësues të Korporatës Financiare Ndërkombëtare – IFC, i vlerësoi projektet investuese të parashtruara. Kriteret kryesore të vlerësimit ishin potenciali i tregut, kapaciteti i ekipit të projektit, cilësia dhe ndikimi i projektit.

Në thirrje janë përzgjedhur projektet investuese të kompanive: Metallna Industria Brastvo, Ruen Inoks Avtomobile, Kentaur Impeks, Alkaloid SHA, Savelo Dragolub SHPKNJP, Detal Veld Enginering, Ivona-P, Tehkom, Bisera komerc dhe TGT Gradba promet. 

“Të zgjedhurat janë kompanitë e mesme dhe të mëdha nga Kavadari, Ohri, Shkupi, Strumica, Koçani dhe Manastiri. Kompanitë janë kryesisht kompani eksportuese me të ardhura të realizuara mbi 200 milionë euro në vitin e fundit. 65% e të ardhurave që këto kompani realizojnë nga eksportet në BE, SHBA, Azi, Lindjen e Mesme, Kanada, Afrikë dhe Ballkanin Perëndimor. Në këto kompani janë punësuar më shumë se 2500 qytetarë të Maqedonisë”, thuhet në kumtesë.

 Projektet investuese të kompanive të zgjedhura janë nga fusha e industrisë së përpunimit të metaleve, automobilave, farmaceutike, mekanike, drurit, ndërtimtarisë përpunuese dhe kreative. Sipas projekt-planeve të dorëzuara, ndër synimet kryesore të kompanive janë promovimi i eksporteve, pushtimi i tregjeve të reja, bërja pjesë e zinxhirit të furnizimit të kompanive të huaja në vend, si dhe mbështetja profesionale e ekspertëve me synim reduktimin e shpenzimeve e prodhimit, të cilat do të mundësojnë rritjen e konkurrencës në tregjet e huaja.

 Thirrja publike për zhvillim të furnizuesve të destinuar për kompanitë vendase të mesme dhe të mëdha e zbaton ZZTI në partneritet me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, ndërsa të mbështetura nga Sekretariati Zviceran për Çështje Ekonomike, SEKO.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky