Agjencia Zhurnal.mk.

Zgjidhet futbollisti i vitit nga Shoqata e Gazetarëve të Futbollit në Angli

Ylli i Manchester Cityt, Phil Foden ka fituar garën dhe është zgjedhur ‘Futbollisti i Vitit’ nga Shoqata e Gazetarëve të Futbollit (FWA) në Angli.

Foden fitoi me 42 për qind të votave, duke mposhtur mesfushorin e Arsenalit, Declan Rice dhe shokun e skuadrës së Cityt, Rodri në garën për çmimin e ‘Futbollistit të Vitit’.

Martin Odegaard, Ollie Watkins dhe Cole Palmer përbënin pjesën tjetër të gjashtë të parëve, ndërsa 12 lojtarë të tjerë morën vota nga FWA, e cila ka pothuajse 900 anëtarë.

Çmimi për Foden është plotësisht i merituar, pasi anglezi po shijon një sezon pozitiv me Cityn, duke shënuar 24 gola dhe duke dhënë 10 asistime në të gjitha garat.

“Të emërohesh futbollisti i vitit i Shoqatës së Gazetarëve të Futbollit është një nder i madh. Jam shumë, shumë i lumtur që e kam marrë këtë çmim, por nuk mund ta kisha bërë pa ndihmën e shokëve të skuadrës”.

“Dua të falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi, si dhe Pep Guardiolan dhe trajnerët për të gjithë mbështetjen dhe këshillat që më kanë dhënë”, ka thënë Foden për fazën zyrtare të klubit. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky