Agjencia Zhurnal.mk.

Zgjidhet një gjyqtar i ri në Gjykatën Kushtetuese

Shkup, 2 Qershor – Komisioni Parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet pasditen e sotme ka miratuar propozimin që Fatmir Skenderi të zgjidhet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Kryetarja e Komisionit Marija Georgievska pas votimit të propozimit e ndërpreu seancën dhe vazhdimin e saj e caktoi për nesër në ora 11:00.

Ai vjen me sugjerim të koalicionit qeverisës dhe disa nga deputetët e opozitës kanë bërë sërish vërejtje pasi nuk ka kaluar propozimi që kandidatët për gjyqtarë kushtetues të paraqiten personalisht në komision.

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime në fillim të seancës, pas më shumë se një ore punë, nuk e filloi debatin për nëntë kandidatët e propozuar për gjyqtarë kushtetues. Deputetët debatuan për propozimin e OBRM-PDUKM-së për përfaqësim të veçantë të kandidatëve para deputetëve, i cili u mbivotua.

Komisioni do të përcaktojë edhe dy kandidatë për gjyqtarë kushtetues, ndërsa debati do të vazhdojë nesër.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky