Agjencia Zhurnal.mk.

Zhduket një gazetare e Hong Kongut në Kinë

Gazetarja e të përditshmes “South China Morning Post” me bazë në Hong Kong, Minnie Chan, thuhet se është zhdukur gjatë një udhëtimi në Kinë, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë japoneze të lajmeve “Kyodo News”, gazetarja Chan, fituese e disa çmimeve është e “pakapshme” pasi kishte udhëtuar në kryeqytetin kinez Pekin për të mbuluar Forumin Xiangshan.

Forumi treditor ndërkombëtar i sigurisë përfundoi më 31 tetor.

Njerëzit, kryesisht miqtë e saj, thanë se raporti “shprehte shqetësimet e tyre se Chan mund të jetë nën hetim nga autoritetet kineze”.

Punëdhënësi i saj tha se ajo ishte “aktualisht në pushim personal” pa dhënë detaje të mëtejshme.

Chan ka punuar për gazetën me bazë në Hong Kong që nga viti 2005, kryesisht duke mbuluar mbrojtjen dhe diplomacinë në Kinë.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky