Agjencia Zhurnal.mk.

Zhduket studentja nga Shqipëria me qëndrim në Shkup, MPB në aksion

Shkup, 31 mars – Studentja 21 vjeçare Enkeleda Çela nga Shqipëria, e cila studion në Shkup në Fakuktetin Ekonomik, është zhdukur nga mbrëmja mes së premtes dhe shtunës. Informatat për zhdukjen e saj i kanë ndarë shoqëria e saj, të cilët kanë informuar edhe familjen e saj në Shqipëri.

Çela mbrëmjen e së premtes diku rreth mesnatës dhe orës 01 ka dalë të shëtisë në breun e Vardarit në lagjen Ilinden ku edhe ka jetuar. Nuk është kthyer në shtëpi. Shoqja me të cilën jeton ka filluar kërkimin dhe sipas informatave, Enkeleda është parë në pompë të benzinës në Ilinden mëngjesin e së shtunës.

“Më 30.03.2024 në DP Petrovec G.T. kaparaqitur se E.Ç. (20) nga Republika e Shqipërisë është larguar nga shtëpia në Shkup ku qëndronte. Po merren masa për gjetjen e personit”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Sipas shoqërisë së Çelës, MPB të hënën do t’i kontrollojë kamerat ku supozohet se është parë për herë të fundit vajza.

Sipas informatat që për A1 on i dhanë shokët e saj, telefonin e ka të mbyllur, letërnjoftimin e ka në shtëpi, por supozojnë se pasaportën e ka pasur në çantën që e ka pas me vete.

Vajza ka flokë të kuqe-kafe, ka protezë në dhëmbët e lartë, është e gjatë 160 cm, ndërsa peshon rreth 55 kilogramë. Kur ka dalë ka qenë e veshur me xhinse dhe xhaketë të zezë, me vete ka pasur një çantë shpine.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky