Agjencia Zhurnal.mk.

Zhurnal mëson: Pesë deputetë të LSDM-së hamenden se a do ta votojnë Talat Xhaferin kryeministër?

Shkup, 18 janar – Ditët e fundit janë duke u përcjellë me zhvillime të bujshme politike. Sado që këto zhvillime janë në prapaskenë dhe larg syve të opinionit, Agjencia e Lajmeve Zhurnal jozyrtarisht mëson se ato mund të shkaktojnë një krizë të vërtetë politike në vend.

Shkaku i krizës siç njoftojnë burimet tona është pakënaqësia e disa deputetëve të LSDM-së deri në atë shkallë sa që janë duke u hamendur se a do ta votojnë apo jo Talat Xhaferin si kryeministër të qeverisë teknike më 28 janar.

Siç marim vesh, pakënaqësia te disa prej këtyre pesë deputetëve është për shkaqe individuale, tek disa për shkaqe politike, por gjithsesi se ata mund ta rrezikojnë zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar.

Tani BDI është duke shqyrtuar opsione tjera, duke zhvilluar kontakte me deputetë të opozitës shqiptare, që edhe ata për “hir të interesit kombëtar” të votojnë Xhaferin kryeministër.

Madje është kërkuar edhe ndihma e faktorit ndërkombëtar, prej ku ka ardhur përgjigja se kjo është çështje e brendshme politike që duhet të tejkalojnë vetë subjektet e këtushme./Zhurnal

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky