Agjencia Zhurnal.mk.

Zhvillimet e fundit politike në vend, Ahmeti mbledh kryesinë qendrore në Reçicë

Tetovë, 10 qershor – Zhvillimet e fundit në skenën politike të vendit, sidomos pas takimit të liderëve Kovaçevski – Mickoski dhe insistimi i vazhdueshëm i opozitës maqedonase që BDI-ja të mos jetë pjesë e Qeverisë, ka detyruar BDI-në që për sot në orën 17.00 të thërrasë Mbledhje të Kryesisë Qendrore, ku pritet të diskutohet edhe për ndryshimet kushtetuese, si kusht I domosdoshëm që vendi ta vazhdojë rrugëtimin evropian.

Kujtojmë se BDI përmes zëdhënësit dhe Ministrit të Jashtëm, Bujar Osmanit, ofertës së VMRO-DPMNE-së që kjo parti të mos jetë pjesë e ekzekutivit iu përgjig se “BDI-ja është e gatshme të mbështesë Qeveri pa BDI-në deri në zgjedhje nëse opozita mbështet ndryshimet kushtetuese dhe të njëjtat të hyjnë në fuqi para formimit të kësaj qeverie”.

Nuk dihet epilogu I këtij takimi dhe cili do të jetë qëndrimi i integristëve rreth zhvillimeve të fundit në vend. Priten deklarata nga zyrtarë të kësaj partie, para ose pas përfundimit të Mbledhjes së KQ-së. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky