Agjencia Zhurnal.mk.

Zhvlerësimi i Euros, Tabaku: Kambanë alarmi që po bie mbi çdo shqiptar. Qeveria të…

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar zhvlerësimin e monedhës Euro përballë Lekut.

Në një postim në Facebook, Tabaku shkruan se familjet shqiptare janë duke vuajtur nga rënia e vlerës së monedhës Euro përballë Lekut, teksa shton se kambana e alarmit po bie sot mbi çdo shqiptar. Sakaq i bën thirrje qeverisë që të ndërmarrë masa.

“Ditët e fundit është hapur një debat, në fakt i keqorientuar, se forcimi i Lekut tek ne është shenjë një ekonomie të shëndetshme dhe që po ecën në drejtimin e duhur dhe se problemi qëndron tek eksportuesit.

Në ekonomi tre janë faktorët që forcojnë një monedhë; rritja e ekonomisë së brendshme që do të thotë rritja ekonomisë shqiptare, bilanci tregtar që do të thotë diferenca mes eksporteve dhe importeve në sasi dhe së fundi kërkesa në tregun ndërkombëtar për monedhën shqiptare.

Për të tre këto faktorë të dhënat që janë nga Banka e Shqipërisë flasin për një realitet tjetër nga fasada që propagandohet.

Monedha jonë nuk është një monedhë që ka një kërkesë të madhe ndërkombëtare. Së dyti nuk ka një rritje të ekonomisë reale, nuk ka rritje të prodhimit, pasi ksuhdo e di që ne nuk prodhojmë ndonjë produkt me kërkesë të lartë eksporti.

Sa i takon Bilancit Tregtar, pra diferencës mes eksporteve dhe importeve, ai është thelluar me 17% sipas Bankës së Shqipërisë.

Kjo do të thotë që jo vetëm që eksportuesit kanë nxjerrë më pak se sa importi, pra produktet tona nuk blihen dhe aq shumë jashtë, por vlera e eksporteve është më e ulët se sa vlera e importeve.

Për ta kuptuar këtë secili mund të shohë portofolin e vet. Sot me 1000 lekë nuk blen më dot asgjë që ke blerë deri dje. Çmimet janë rritur dhe sasia është ulur.

Një familje me të ardhura mujore mesatare 50 mijë lekë në muaj konsumon gjithnjë e më pak ushqime se sa një muaj më parë. Produktet e shportës janë shtrenjtuar ndonëse janë duke u importuar me një lek më të fortë.

Kush përfiton nga forcimi i lekut? Jo familjet shqiptare!

Kush humbet nga forcimi jo prej ekonomisë së lekut? Familjet shqiptare!

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky