Shkup, 7 prill – Avokati i popullit Naser Ziberi mbrëmë në televizionin Telma bëri të ditur se është numër shumë i vogël i institucioneve shtetrore me të cilët Avokati i Popullit ka bashkëpunim pothuajse të shkëlqyer.
Tek jokomperativët është konkurenca më e madhe” me ironi tha Ziberi, para se të shton se zyra e tij ka bërë një analizë për atë se si bashkëpunojnë organet e drejtësisë dhe institucionet e tjera me avokatin e popullit, me çka erdhi deri te rezultatet frapante.
“Vetëm një e treta e institucioneve përgjigjet brenda afatit të përcaktuar me ligj në adresat e Avokatit të Popullit. Rreth një e treta e institucioneve i përgjigjen kërkesave tona pas disa urgjencave, se po shkelin ligjin, se po pengojnë punën e Avokatit të Popullit, që paraqet vepër penale. Rreth 10 përqind aspak nuk i përgjigjen avokatit të popullit.Mes organeve që më dobëtt bashkëpunojnë janë disa ministri. Patjetër ti theksoj Ministria e shëndetësisë, Ministria për transport dhe lidhje, Ministria për punë dhe politikë sociale një pjesë e MPB dhe Agjencia për siguri kombëtare” tha Ziberi./Zhurnal.mk




