Zjarr ka shpërthyer sot në një banesë në lagjen Lisiçe e Re në Shkup, në shuarjen e të cilit kanë intervenuar tre automjete zjarrfikëse.
“Është djegur një banesë në katin e parë në bulevardin ‘ASNOM’ numër 68. Është intervenuar me tre Automjete zjarrfikëse me 12 zjarrfikës. Nuk është lejuar përhapje e zjarrit në banesat fqinje. Është bërë evakuimi me kohë. Nuk ka persona të lënduar. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, deklaroi për MIA-n komandanti i Brigadës Zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, Xvonko Tomeski.
Ai shtoi se është thirrë ekip i policisë që t’i konfirmojë shkaqet e zjarrit.