Shkup, 9 dhjetor – Një grua në moshë e palëvizshme dhe e sëmurë me kancer, ka humbur jetën pasi apartamenti i saj u përfshi nga flakët e zjarrit.
Ngjarja ka ndodhur në një apartament në një ndërtesë në rrugën “Metodija Shatorov-Sharllo” në Aerodrom të Shkupit.
Ekipet e zjarrfikësve tashmë kanë arritur që të shuajnë plotësisht zjarrin, por pa shpëtuar të moshuarën. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende./Alsat




