Agjencia Zhurnal.mk.

Zjarri tek Furka aktiv, intervenojnë “Er Traktor” dhe helikopter

Shkup, 8 gusht – Zjarri në afërsi të fshatit Furkë dhe digës Paljurci, mes komunës Dojran dhe Bogdanci, është ende aktiv. Që nga mëngjesi, në mënyrë të koordinuar kanë vepruar zjarrfikësit dhe punëtorët e ekonomive pyjore nga Gjevgjelia, Dojrani, Kavadari, Vallandova dhe Strumicë, njoftojnë nga QMK.

Për shkak të rritjes së temperaturave gjatë ditës, intensiteti i zjarrit dhe pikat e djegies është rritur në mes të ditës, për çka është kërkuar mbështetje ajrore përmes Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK). Një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme është dërguar për të operuar së bashku me avionin “Er Traktor” nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Nëse ka nevojë për mbështetje shtesë ajrore, do të kërkohet ndihmë nga Armata, thonë nga QMK.

Një zjarr aktiv ka edhe në fshatin Rasino të Ohrit. Një pyll me dushqe dhe pisha po digjet, ndërsa zjarri po shuhet nga ekipet e NJTZ Ohër.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky