Zvicra do ta deportojë atletin e njohur afrikan, Mekonen Tefera. Azilkërkuesi nga Etiopia ka 10 vite që jeton në Zvicër, por që do të deportohet, pasi që ka fshehur të gjitha paratë që ka fituar nga vrapimet. Tefera i futi të gjitha paratë në një çantë shpine në të cilën ia gjeti policia.
“Kam bërë një gabim, por sinqerisht meritoj gjithçka. Unë thjesht nuk e dija se ekzistonin probleme të tilla. Nëse një person bën një gabim, atëherë duhet t’i jepet një shans i dytë. Kam kursyer paratë për t’u dhënë fëmijëve të mi një perspektivë në të ardhmen. Doja të hapja një restorant dhe të kujdesesha për veten dhe fëmijët e mi. Fëmijët janë gjaku im. Kur të kthehem në Etiopi, gjithçka do të përfundojë. E ardhmja ime janë fëmijët e mi,” ka thënë atleti afrikan. 50 mijë franga ka qenë shuma që i është gjetur Teferas. Vendimi për deportim është marrë nga Gjykata e Lartë e Bernës./Indeksonline