Agjencia Zhurnal.mk.

Zyra e Thesarrit në Gostivar ende e mbyllur?

Gostivar, 4 Qershor – Edhe pse nga Ministria e Financave u premtua se së shpejti do të hapet, zyra e thesarit në Gostivar, ku kryejnë pagesat institucionet e këtij rajoni vazhdon të jetë e mbyllur.

Institucionet lokale, për të bërë pagesat, apo për të paguar rrogat e punëtorëve, janë të detyruar të udhëtojnë deri në Tetovë.

Ankohen edhe për shtim të harxhimeve shkaku i rrugëtimit. Shkollat fillore dhe të mesme në Gostivar kanë kërkuar sqarime në ministri, por përgjigje nuk kanë marrë asnjëherë.

“Si shkolla në nivel komunal u detyruam të bëjmë ankesë zyrtare dhe e kemi dërguar në Ministrinë e financave për sqarimet për lodhjen pritjet maltretimet dhe gjithçka tjetër, por nuk kemi akoma asnjë përgjigje. Vazhdojnë problemet e njëjta. Personat e kontabilitetit duhet të shkojnë deri në Tetovë ku kanë problemet e tyre e tash të merren edhe me ne. Është problem vërtetë i madh”, tha Mirsad Iseini drejtor i gjimnazit në Gostivar.

“Kjo na kushton shumë si shkollë, sepse pagesat janë të shpeshta dy tre herë në javë udhëtojmë dhe shpenzimet janë tepër të mëdha. Si institucion kemi bë ankesë edhe në komunën e Gostivarit edhe në Ministrinë e Financave por ka javë të tëra që ne s`kemi asnjë përgjigje, as pozitive as negative. Nuk e dimë përse nuk punon në komunën tonë dhe për çfarë arsye maltretohemi ne si shkollë dhe gjitha institucionet tjera që detyrohemi të shkojmë deri në Tetovë ku ka edhe radhë sepse gjithë mblidhemi atje”, u shpreh Elbash Abazi drejtor i Sh M të mjekësisë – Gostivar.

Nga komuna e Gostivarit, mos reagimin e ministrisë së Financave e cilësojnë si politik.

“Nuk dua të prejudikoj po normal se në mënyrë indirekte është një lloj presioni, sepse gjithë të punësuarit në financa duhet të udhëtojnë çdo ditë deri në Tetovë  për të bë pagesat dhe obligimet që kemi qoftë ndaj firmave apo edhe rrogat e shkollave të mësimdhënësve. Mendoj se sa më shpejtë të zgjidhet kjo aq më lehtë do funksionoj komuna dhe do zvogëlohet ky presion ndaj nesh si institucion”, tha Valbon Limani nag komuna e Gostivarit.

Që prej muajsh, pas privatizimit të objektit ku ndodhej zyra e thesarit në Gostivar, nga ministria e financave nuk është siguruar zyrë tjetër.

Alsat u drejtua me pyetje muaj më parë në Ministrinë e Financave për problemin në fjalë, nga ku na informuan se së shpejti do të gjendet zgjidhje dhe zyra do të hapet, por edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj, Gostivari vazhdon të jetë pa zyrë të thesarit.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky