Skuadra nga Dobraja ka prezantuar transferin, Eugen Rafuna, shkruan Gazeta Olle.
Mbrojtësi i njohur pritet t’i ndihmojë kuqezinjve në aventuren e tyre në Ligën e Parë.
“KF ARBËRIA arrin marrëveshje me mbrojtësin Eugen Rafuna. Rafuna ka luajtur në disa skuadra të Ligës së parë, ku në sezonin e ri do të djersitë fanelen e KF Arbëria. Mirësevjen në familjen tonë!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Rafuna qe një kohë nuk ishte pjesë e ndonjë klubi, por në të kaluarën kishte fituar tri herë Ligën e Parë.
Mbrojtësi u bë kampion me KEK-un, Vushtrrinë dhe me Besën, dhe padyshim se mund të quhet ekspert i Ligës së Parë. /Gazeta Olle/




