Kaltërebardhët gjatë ditës së sotme kanë njoftuar për tri rinovime të kontratave, shkruan Gazeta Olle.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Kadri Kastrati, mesfushorin Erjon Qeta dhe portierin Dardan Podrimaj, me të cilët ka vazhduar bashkëpunimi edhe për një edicion.
Edhe gjatë ditës së djeshme skuadra e Istogut ishe e ‘zënë’ me rinovime.
Trajneri Nazmi Rama, portieri Valmir Hajrizaj, mbrojtësi Granit Ademaj dhe mesfushori Egzon Kurteshi, vazhduan bashkëpunimin me klubin për sezonin e ri.
/Gazeta Olle/




