KF Arbëria ka njoftuar opinionin futbolldashës se ka nënshkruar me 17-të futbollistë në afatin kalimtar të janarit.
Kuqezinjët e mbyllën pjesën e parë të sezonës në vendin e tretë, me vetëm tre pikë larg nga pozita që siguron biletën direkte në Superligën e Kosovës.
Me largimin e kryesisë,nga klubi i fshatit Dobrajë e Madhe u larguan dhe shtabi teknik në krye me Megzon Visokën si dhe futbollistët kryesor të skuadrës.
Kryesia e re tashmë ka rikthyer Jeton Gashin në pozitën e trajnerit,ndërsa sot janë bërë dhe 17-të transferime.
1. Alban Idrizi – Shkëndija (Hajvali)
2. Agon Ismajli – Shkëndija (Hajvali)
3. Arbnor Gashi – Sharri
4. Jetlir Berisha – Liria e Prizrenit
5. Medin Ahmeti – Lugina e Preshevës
6. Andi Bikliqi – Ulpiana
7. Ardi Arifi – Ulpiana
8. Florent Muslia – Vushtrria
9. Emir Baftiu – Shkëndija (Hajvali)
10. Xhafer Kaleshi – Sharri
11. Muhammet Tektas – Malatyaspor
12. Erin Ermas – Wycombe
13. Ideal Gashi – Shkëndija
14. Auron Hamiti – Vjosa
15. Albin Pllana – Vjosa
16. Ardit Jashari – Minatori
17. Aulon Sadriu – Besa.
/Gazeta OLLE/