Agjencia Zhurnal.mk.

Zyrtare: Kuvendi shkarkon nga funksioni ministrat Bekim Sali, Xhemail Çupi dhe Admirim Aliti

Shkup, 23 shkurt – Tre ministrat e deritainshëm të Alternativës, Bekim Sali, Xhemail Çupi dhe Admirim Aliti, nuk janë më ministra, pasi që sot Kuvendi edhe zyrtarisht i shkarkoi nga funksioni, informon Zhurnal.

Nga ministria e shëndetësisë largohet ministri Bekim Sali, nga ministria për shoqëri informative largohet Admirim Aliti ndërsa Xhemail Çupi largohet nga ministra pa resor për diasporë.

Nga deputetët prezent në sallë, “PËR” shkarkimin e Bekim Sali votuan 65 deputetë ndërsa nuk kishte asnjë kundër ose të përmbajtur. Ndërsa për shkarkimin e Alitit dhe Çupit kishte vetëm 64 vota “PËR” dhe nga një kundër.

Seanca për shkarkimin e tyre pati filluar më 13 shkurt. Në rend dite janë katër pika ndërsa pika e parë ka qenë shkarkimii ministrave.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky