Agjencia Zhurnal.mk.

Zyrtare: Llapi firmos me sulmuesin që shkëlqeu në Ligën e Parë

KF Llapi ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit, Albion Kurtaj. 

Sulmuesi i krahut ka firmosur kontratë tri vjeçare me llapjanët, shkruan Gazeta Olle.

Kurtaj ishte njëri ndër futbollistët kryesor në edicionin e fundit me Ferizajn, duke shënuar 10 gola dhe asistuar nëntë herë.

Njoftimi i plotë nga KF Llapi: 

𝐌𝐢𝐫ë𝐬𝐞𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐤𝐚𝐦𝐩𝐢𝐨𝐧 𝐀𝐥𝐛𝐢𝐨𝐧 𝐊𝐮𝐫𝐭𝐚𝐣 🏆⚪️🔵

Kurtaj vjen nga Ferizaj dhe ka firmosur kontratë 3 vjeçare me Llapin

KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi për 3 vitet e ardhshme me njërin ndër futbollistët më të dalluar të Ferizajt, Albion Kurtaj. Sulmuesi i krahut të majtë në 26 paraqitje në edicionin e fundit për Ferizajn ka arritur shifrën e 10 golave e 9 asistimeve.

23 vjeçari Kurtaj me golat dhe asistimet e tij e ndihmoi Ferizajn të rikthehet në Superligë.

Drejtuesit e klubit e kanë mirëpritur transferimin e tij, nga i cili presim t’i jap forcë shtesë repartit tonë ofanziv drejt realizimit të objektivave të klubit, në Evropë si dhe në edicionin e ardhshëm të Superligës.

#Kurtaj2025
#vazhdojmë
#përparallapi

/Gazeta Olle/ 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky