Llapi po vazhdon të mos ndalet në merkaton verore.
Skudra e Batatinës ka bërë lëvizjen e radhës duke u përforcuar në portë, shkruan Gazeta Olle.
Portieri shtatlartë, Amrush Bujupi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me bardhekaltrit.
Bujupi së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Drenasit në Ligën e Parë.
Njoftimi plotë i KF Llapit:
Portieri Amrush Bujupi nënshkruan për 2 vite me Llapin 💙
Kemi arritur marrëveshje 2 vjeçare me porterin shtatlartë, Amrush Bujupi, i cili në ekipin tonë vjen pas një eksperience tek KF Drenasi.
Bujupi ishte pjesë e Drenasit për 5 vite radhazi, ku edhe barti shirtin e kapitenit të skuadrës.
Portieri i gjatë 1.89 m është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore për ndeshjet ndërkombëtare dhe do jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2024.
Mirësevjen në mesin tonë, Amrush 💙
#vazhdojmë
#përparallapi
#krenariaeqytetit
#metebashkuarsekurre