Lajmi i fundit vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku DERI TANI luajti ish futbollisti i Real Madridit, Gareth Bale.
Bale ka dhënë lajmin e pak pritur nga futbolldashësit, e ku ka njoftuar se po pensionohet nga futbolli, informon Zhurnal.
Bale nuk është edhe aq i moshuar për t’u pensionuar por si duket vështirësitë për t’u adaptuar me një ekip të duhur e kanë detyruar atë të tërhiqet nga futbolli.
Bale ka filluar karierën te Southempton dhe e përfundon te Los Angeles. Ka edhe 111 paraqitje për Uellsin ndërsa ka luajtur edhe te Tottenham dhe Real Madrid. Bale në botërorin e fundit me kombëtaren e Uellsit bëri 3 paraqitje në grupe dhe shënoi një gol.
“Faleminderit të gjitha klubeve ku kam luajtur, është koha për një fazë tjetër të jetës time, për një aventurë të re”, ka deklaruar Bale.
Ndryshe Bale njihet edhe si adhurues i golfit si sport./Zhurnal.mk