Agjencia Zhurnal.mk.

Zyrtare: Roberto Martinez merr drejtimin e Portugalisë

Portugalia ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës kombëtare. Vendin e Fernando Santos e ka zënë Roberto Martinez, i cili mbylli një aventurë të gjatë në stolin e Belgjikës pas eliminimit në Katar 2022.

49-vjeçari spanjoll ka firmosur deri në vitin 2026 me kombëtaren luzitane. Përpara aventurës 6-vjeçare si trajneri i Belgjikës, Martinez punoi si tekniku i Evertonit, Wiganit dhe Swanseas në Angli.

Një lider i ri, mirë se vjen Roberto Martinez”, shkroi kombëtarja e Portugalisë në Twitter. Tani pritet me interes të madh roli i Cristiano Ronaldos në projektin e ri të Kombëtares.

Pavarësisht zhgënjimit të madh në Botërorin e Katarit, 37-vjeçari deklaroi se do të vijojë të jetë pjesë e Portugalisë edhe në vitet e ardhshme.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky