Agjencia Zhurnal.mk.

22 vjet MO, Grubi: Të shënojmë trashëgiminë e marrëveshjes më të suksesshme paqësore në rajon

Shkup, 12 korrik – Në shënimin e 22 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, edhe këtë vit do të organizohet shkolla verore për të rinj Peace Forum Dialogue dhe manifestimi kulturor Peace Festival ‘23.

Lajmin e ka bërë të ditur në një postim në rrjetet sociale Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi.

“Edhe këtë vit, përvjetorin e Marrëveshjes paqësore të Ohrit e shënojmë me shkollën verore për të rinj si dhe festivalin rinor në Shkup. Ditëve në vijim do ti shpalosim temat dhe ligjëruesit e shkollës Peace Forum Dialogue si dhe emrat e artistëve që do të performojnë në sheshin Skenderbeu në Shkup në Peace Festival ‘23. Bëhuni pjesë e manifestimeve për të shënuar trashëgiminë e Marrëveshjes më të suksesshme paqësore në rajon e më gjërë”, informon zëvendëskryeministri Grubi.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky