Agjencia Zhurnal.mk.

25 vjetori i rënies heroike të Bekim Berisha – Abeja/ Ahmeti: Përjetësoi amanetet në fushat e betejës

Shkup, 10 gusht – Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot me rastin e shënimit të 25 vjetorit të rënies heroike të Bekim Berishës – Abeja ka kujtuar heroizmin e tij që ka përjetësuar amanetet në fushat e betejës.

Postimi i plotë:

Kujtoj sot me krenari në 25 vjetorin e rënies së tij, heroizmin dhe atdhedashurinë e luftëtarit të lirisë, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Berisha – Abeja.

I rritur dhe i edukuar nga familja e tij të dojë vendlindjen, të rreshtohet gjithmonë në mbrojtje të kauzave të drejta liridashëse dhe të mos gjunjëzohet para padrejtësisë, Bekimi do të përjetësojë këtë amanet në fushat e betejës kundër regjimit okupator serb fillimisht në luftërat e Kroacisë dhe Bosnjës.

Kur vendlindja e tij lëshoi kushtrimin, bashkë me shokët e idealit në pranverën e vitit 1998 do të kapnin armët për të ujitur me gjakun e tyre rrënjët e lirisë së Kosovës.

Ra heroikisht më 10 gusht të vitit 1998 bashkë me Bedri Shalën, Elton Zherkën dhe Përmet Vulën.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta dhe të gjithë dëshmorët e lirisë! LAVDI!

https://www.facebook.com/photo?fbid=831031651724292&set=a.465898708237590

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky