Agjencia Zhurnal.mk.

3 vjet burg për djaloshin që goditi për vdekje Viktorian përballë City Mall

Shkup, 11 prill – Dënim me tre vite burg mori shoferi Jordan Gjorgiev i cili shkaktoi incidentin në komunikacion përballë “City Mall”. Ai mori dhe ndalesë për drejtim të makinës tre vitet e ardhshme. Gjykatësja Ljubinka Bashevska e shqiptoi dënimin pas vetëm një seance, ku i akuzuari pranoi fajin. Sipas gjykatëses, Gjorgiev nuk ka respektuar rregullat në komunikacion, nuk ka patur kujdes ndaj këmbësorëve dhe ka vozitur mbi shpejtësinë e lejuar, informon Zhurnal.

“Shprehë ngushëllimet më të thella të familjes së Valentinës. Mendova se do të jenë këtu prezent t’u shprehë ngushëllime. Këshilli pati parasysh të gjitha rrethanat vështirësuese dhe lehtësuese. Rrethanat vështirësuese janë pesha e veprës penale, shpejtësia e palejuar me të cilën është drejtuar automjeti, rreziku shoqëror, humbje jete. Këshilli ka vlerësuar dhe rrethanat lehtësuese e ato janë pranimi i faijt, mosha, i padënuar, nuk ka procedurë për vepër tjetër penale, është student, i pa martuar. Këto janë pjesa më e madhe e rrethanave përshkak të cilave vendosëm për dënim sa më të ulët”, tha gjykatësja Bashevska.

Ndryshe i riu Gjorgiev la të vdekur Viktorija Nikollovën, ndërsa lëndoi rëndë të dashurin e saj Leonid Daov, më 20 janar përballë City Mall. Ai ngiste veturën e tij me shpejtësi 67,3 km në orë, që është për 17,3 më tepër se sa maksimumi i lejuar. Në ato momente semafori ka qenë jashtë funksionit.

I pandehuri ka pranuar fajin./Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky