Agjencia Zhurnal.mk.

39 vjeçari vodhi veturë dhe e aksidentoi, më pas doli të jetë me targa falso

Shkup, 28 shkurt – “Me datë 27.02.2023 në ora 16:00 në rrugën “Radushka” në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB-Shkup kanë privuar nga liria D.R.(39) nga Shkupi. Ai dyshohet se në zonën e qendrës ka marrë veturën e pasagjerëve “Fiat Multipla” me targa të Shkupit, në pronësi të K.Gj.(65) nga Shkupi, pas çka në ora 14.35 është larguar nga vendi i një aksidenti trafiku në rrugën “Vojvoda Vasil Çakallarov”, ku është përfshirë automjeti i tipit “Volkswagen Golf”.

Ai është ndaluar në stacion të policisë dhe me të është zhvilluar një disedë zyrtare. Në stacion është zhvilluar edhe një bisedë zyrtare me K.Gj, pasi pas marrjes së masave është konstatuar se automjeti tip “Fiat Multipla” ishte me targa të një automjeti tjetër. Në bisedë K.Gj. ka pranuar se veturën e ka vozitur me targa nga një veturë tjetër, për shkak se të tijën ia kanë marrë policët e DPB-Gostivar, sepse veturën e kishte drejtuar të paregjistruar”, thonë nga MPB.

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky