Agjencia Zhurnal.mk.

Isufi i lumtur pas fitores me Malishevën: Fitorja ishte e merituar, jemi brenda objektivave

Ballkani e ka lënë pas humbjen e thellë 4-1 nga Llapi javën e shkuar dhe i është rikthyer fitoreve në Superligën e Kosovës në futboll.

‘Portokallezinjtë’ triumfuan 2-0 kundër Malishevës në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Kryetrajneri i Ballkanit, Bekim Isufi është shprehur i lumtur me tre pikëshin ndaj ‘rriqrave’, ndërsa ka thënë se futbollistët e tij fituan me meritë.

“Jam i lumtur për tri pikë. Ka qenë një ndeshje e vështirë. Sidomos pas humbjes ndaj Llapit e cila na ka dhimbsur. Jemi munduar të përgatitemi sa më mirë. Në pjesën e parë nuk ishim në element. Prap se prap arritëm të shënojmë një fitore të rëndësishme. Kundërshtari vështirë jep pikë, por mendoj se marrë në tërësi ishte fitore e merituar”.

“Ne qysh në fillim kemi treguar se do të bëjmë lojë dhe të jemi brenda objektivave. Gjatë rrugës kemi gabuar, por jemi munduar të kemi sa më pak gabime. Marrë në tërësi është parë se nga minuta e parë e kemi dashur fitoren. Jemi brenda objektivave”, ka thënë Isufi për Art Sport.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky