Xhiro e 31-të në BKT Superligën e Kosovës do të vazhdoj sot (e enjte) me dy super ndeshje që janë në program për tu zhvilluar.
Padyshim që derbi i kësaj xhiro do të zhvillohet në Suharekë, ku lideri aktual Ballkani pret ndjekësin më të afërt Dritën.
Kjo do të jetë përballja e katërt mes Ballkanit dhe Dritës këtë edicion, ku suharekasit kanë dy fitore e një sfidë tjetër është kryer baras.
Ballkani kërkon fitoren e radhës për të bërë një hap gjigant drejt titullit të kampionit, në anën tjetër Drita udhëton drejt Suharekës për t’i marrë pikët e plota për herë të parë këtë edicion ndaj Ballkanit.
Ndeshje fantastike pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Liman Gega’ në Malishevë.
Malisheva që po lufton për t’iu shmangur rënies nga elita e futbollit kosovar e pret Llapin që tanimë mund të thuhet se ka siguruar Evropën dhe luan vetëm për plasman më të mirë në tabelë.
Të dyja sfidat e ditës së sotme zhvillohen me fillim nga ora 15:00.
BALLKANI 3-2 DRITA
Përfundon ndeshja.
90+5 GOOOOL: Shënon Ermal Krasniqi dhe rikthen epërsinë e Ballkanit.
89′ GOOOOOL shënon Ardit Tahiri me kokë dhe barazon rezultatin.
78′ GOOOOOL: Shënon Almir Kryeziu, ngushtohet rezultati në Suharekë.
54′ GOOOOOL: Shënon Nazmi Gripshi pas një gabimi të portierit Faton Maloku.
49′ GOOOOOL: Ballkani kalon në epërsi me autogolin e Ilir Blakçorit.
Fillon pjesa e dytë.
Përfundon pjesa e parë.
Fillon ndeshja.
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Frashëri, Baftiu, Ar.Thaqi, Hoxha, Dellova, As.Thaqi, Potoku, Emërllahu, Korenica, Gripshi, Krasniqi.
Drita: Maloku, P.Islami, Limani, Cuculi, Blakçori, Broja, D.Islami, Kryeziu, Ajzeraj, Namani, Simonovski.
MALISHEVA 0-2 LLAPI
Përfundon ndeshja.
90+3 GOOOOOL: Adem Maliqi shënon golin e fitores për Llapin.
56′ GOOOOOOL: Arbnor Ramadani shënon super gol me të majtën nga më se 20 metra largësi.
Fillon pjesa e dytë.
Përfundon pjesa e parë.
10′ Valmir Veliu lëshon rast të artë i vetëm para portierit, godet jashtë portës.
Fillon ndeshja.
Formacionet zyrtare:
Malisheva: Gashi, Dumani, Kryeziu, Xhaka, Pira, Bruqi, Vitija, H.Hyseni, Pefqeli, Shabani, Sobowale.
Llapi: Avdyli, Idrizi, Prençi, Emini, Shabani, Ramadani, Selmani, Krasniqi, Veliu, Rivera, Neto.
/Gazeta Olle/




