Shkup, 6 korrik – Në 24 orët e fundit janë bërë 2873 testime, ndërsa janë regjistruar 16 raste të reja me korona virus, informon Zhurnal.
Sipas qyteteve, 4 prej të infektuarve janë nga Tetova, 3 nga Strumica dhe 3 nga Shkupi. Në Kumanovë 2 raste të reja, ndërsa në Prilep, Gostivar, Ohër dhe Strugë nga 1.
Nuk ka pacientë të cilët kanë vdekur nga covid ndërsa janë shëruar vetëm 4.
Deri tani në vendin tonë janë infektuar gjithsej 155732 persona. Prej tyre, 150104 janë shëruar, 5486 kanë vdekur ndërsa rastet aktive janë 142.//Zhurnal.mk





 
					 
					 
	
