Shkup, 13 shtator – Gjatë kontrolleve të përforcuara aksionare në fushën e trafikut të zbatuara nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 160 masa, mes të cilave 71 sanksione për qarkullim me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 21 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi dhe tre dënime për vozitje nën ndikim të alkoolit.
Siç informon MPB, janë shqiptuar edhe tetë masa për shfrytëzim të celularit, pesë për shkelje të motoçiklistëve, dhe katër për parakalim dhe shmangie të paligjshme.
“Kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë. Apelojmë te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispizitat e komunikacionit për ta rritur sigurinë dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.
Gjithastu policia ka vazhduar kontrollet në të gjithë territorin e vendit.
Njësia mobile për siguri në komunikacion rrugor ka zbatuar kontroll të përforcuar në autostradën Kumanovë- Shkup- Veles për sanksionimin e vozitësve të automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me çka janë sanksionuar 119 automjete, njofton MPB-ja.
“Prej tyre 18 kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, ndërsa një automjet me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, informojnë në MPB.





 
					 
					 
	
