Agjencia Zhurnal.mk.

​Kosova do të kërkojë llogari nga Serbia për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në takimin e parë Konstituiv të Komisionit Shtetëror për Dokumentimin e Shkatërrimit të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës gjatë luftës 98/99.

Ai tha se trashëgimia kulturore është ndër burimet më të fuqishme të kulturës së vendit. Sipas tij, gjatë luftës 98-99, Kosova ka përjetuar humbjen fatale të trashëgimisë së vendit.

“Shkatërrimi masiv në zonat urbane dhe rurale, qindra xhami, kulla, ndërtesa tradicionale janë shkatërruar. Në gjykimet e tribunalit të Hagës, shkatërrime të tilla janë konsideruar si krim kundër njerëzimit. Tribunali ka dënuar 6 zyrtarë serbë. Pas afro 22 viteve për herë të patë kemi vendosur një hap për shkatërrimet e qëllimshme”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se gjatë punës së komisionit do të merren parasysh të gjitha dokumentimet dhe se me kontributin e të gjithëve ai u shpreh i bindur se rezultatet do të jenë afirmative.

Edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku tha se para 22 viteve, përveç humbjeve të njerëzve janë shkatërruar qëllimshëm edhe monumentet kulturore.

“Shkatërrimi i qëllimshëm është konsideruar si krim. Ky komision është formuar me qëllim të hulumtimit regjistrim dhe dokumentim të trashëgimisë”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka prezantuar edhe anëtarët e këtij komisioni.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky