Agjencia Zhurnal.mk.

Zgjedhjet e shtata lokale, do të zgjidhen kryetarë komunash dhe këshilltarë në 80 komuna dhe në Shkup

Shkup, 16 tetor – Zgjedhjet lokale më 17 tetor 2021 do të jenë të shtatat që nga pavarësia e shtetit por të tretat në të cilat zgjidhen kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Të drejtë vote kanë 1.824.864 votues, që është më së shumti nga të gjitha zgjedhjet lokale deri më tani dhe rritje prej 10.220 votues, lidhur me zgjedhjet në vitin 2017. Më pak votues të regjistruar ose 1.419.081 votues të regjistruar ka pasur në zgjedhjet e para lokale në vitin 1996.

Jehonë më të madhe në raundin e parë ka pasur në zgjedhjet lokale 2013 – 67 për qind, ndërsa më të vogël 56 për qind – në zgjedhjet lokale në vitin 2005.

Në raundin e dytë jehonë më të madhe ka pasur në zgjedhjet lokale 2013 – 65 për qind, ndërsa më të vogël – 43 për qind në zgjedhjet lokale në vitin 2009.

Në Zgjedhjet lokale 2021, janë gjithsej 299 kandidatë për kryetarë komunash, që është rritje prej 42 kandidatësh në krahasim me ato në vitin 2017, kur kishte më pak kandidatë për kryetarë komunash ose 257. Më së shumti kandidatë për kryetarë komunash – 683 ishin në zgjedhjet e para lokale në vitin 1996. Numri i kandidatëve për kryetarë komunash lëvizë nga 323 në vitin 2000, 350 në vitin 2013, 364 në vitin 2009 dhe 379 në zgjedhjet e vitit 2005.

Sipas përfaqësimit gjinor të numrit të përgjithshëm të kandidatëve për kryetarë komunash në Zgjedhjet lokale 2021, 91,64 përqind janë burra dhe 8,36 përqind janë gra. Nëntë ose 3 për qind janë të rinj midis moshës 21 dhe 29 vjeç, ndërsa 12 për qind janë midis moshës 30 dhe 35 vjeç, 31 për qind janë midis moshave 36 dhe 45 vjeç, 30 për qind janë midis moshave 46 dhe 55 vjeç dhe 21 për qind janë të moshës 56 deri 65 vjeç dhe shtatë ose 2.3 për qind janë më të vjetër se 66 vjeç.

Më së shumti lista të kandidatëve për këshilltarë ka pasur në vitin 1996 – 747, më pas në vitin 2009 – 701, pastaj në vitin 2000 – 564, 2013 – 480, 2005 – 445 dhe më së paku në vitin 2017 – 371.

Në këto zgjedhje lokale janë 572 lista të kandidatëve për anëtarë të këshillave komunal me gjithsej 10.532 kandidatë, prej të cilëve 55 për qind janë burra, ndërsa 45 për qind gra.

Prej tyre, të paktën ose 4,5 përqind janë të moshës 18 deri në 20 vjeç, 21,6 për qind janë të moshës 21 deri në 29 vjeç, 17,5 për qind janë të moshës 30 deri në 35 vjeç, më së shumti ose 23,6 për qind janë 36 deri në 45 vjeç, 16,8 për qind janë 46 deri në 55 vjeç, 11 për qind të moshës 56 deri në 65 vjeç dhe 4,7 për qind të moshës mbi 66 vjeç.

Zgjedhjet e para lokale në Maqedoninë e pavarur janë mbajtur më 17 nëntor të vitit 1996, në të cilat janë përzgjedhur këshilltarë dhe kryetarë të 123 komunave, si dhe Qyteti i Shkupit.

Ishin gjithsej 683 kandidatë për kryetarë komunash dhe 747 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunal.

Jehona e votuesve në raundin e parë ishte 60 për qind, ndërsa në raundin e dytë 51 për qind.

Në këto zgjedhje të drejtë vote kishin 1.419.081

Zgjedhjet e dyta lokale janë mbajtur më 10 shtator të vitit 2000, në të cilat janë zgjedhur këshilltarët dhe kryetarët në 123 komuna, si dhe në Qytetin e Shkupit.

Ishin gjithsej 323 kandidatë për kryetarë komunash dhe 564 lista të kandidatëve për anëtarë të këshillave komunal.

Në këto zgjedhje të drejtë vote kishin 1.634.859 votues. Jehona në raundin e parë ishte 59 për qind ndërsa në raundin e dytë 53 për qind.

Zgjedhjet e treta lokale janë mbajtur më 13 mars dhe 27 mars të vitit 2005, në të cilat janë zgjedhur këshilltarë dhe kryetarë në 84 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Këto janë zgjedhjet e para lokale pas ndarjes së re territoriale dhe zvogëlimit të numrit të komunave.

Ishin gjithsej 379 kandidatë për kryetarë komunash dhe 445 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunal

Në këto zgjedhje të drejtë vote kishin 1 711 293 votues.

Jehona e votuesve në raundin e parë ishte 56,36 për qind ndërsa në raundin e dytë më 27 mars 53,66 për qind.

Është e rëndësishme të theksohet se Komisioni Shtetëror Zgjedhor nuk ka ekzistuar si organ i veçantë deri në vitin 2006 dhe është formuar para çdo zgjedhjeje dhe nuk ka publikuar rezultate të plota ose një raport përfundimtar për nga tre zgjedhjet e para lokale në vend.

Zgjedhjet e katërta lokale janë mbajtur më 22 mars të vitit 2009, në të cilat janë zgjedhur kryetarët dhe këshilltarët në 84 komuna dhe Qytetin e Shkupit.

Janë dorëzuar gjithsej 364 lista për kryetarë komune dhe 702 lista kandidatësh për këshilltarë.

Të drejtë vote në këto zgjedhje e kishin 1.792.082 votues.

Jehona në raundin e parë ishte 57 për qind, dhe në raundin e dytë 43 për qind.

Zgjedhjet e pesta lokale janë mbajtur më 24 mars të vitit 2013, me qëllim të zgjedhjes së këshilltarëve dhe kryetarëve të komunave në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.

Ishin gjithsej 350 kandidatë për kryetar komune dhe 480 lista kandidatësh për këshilltarë.

Në këto zgjedhje, 1 743 403 votues kishin të drejtë vote.

Pjesëmarrja në raundin e parë ishte 67 për qind, dhe në të dytin 65 për qind.

Zgjedhjet e gjashta lokale janë mbajtur më 15 tetor të vitit 2017, në të cilat u zgjodhën kryetarët dhe këshilltarët e 80 komunave dhe Qytetit të Shkupit.

Ishin gjithsej 257 kandidatë për kryetar komune dhe 371 lista kandidatësh për këshilltarë.

Të drejtë vote kishin 1.814.644 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore.

Në raundin e parë pjesëmarrja ishte 60 për qind, ndërsa në raundin e dytë 52 për qind. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky