Agjencia Zhurnal.mk.

Kostadinovi shpalli fitore në Strumicë

Strumicë, 17 tetor – Kandidati për kryetar të Strumicës nga LSDM dhe koalicioni, Kostadin Kostadinov sonte ka shpallur fitore në Strumicë.

Në fjalimin para mbështetësve ka thënë se ai është kryetar i ri i komunës së Strumicës.

“Fituam, arritëm sukses! Dërguam mesazhe se si të bëjmë fushatë dhe të fitojmë zgjedhje me një diferencë prej mbi 4000 votash, pa përmendur pastaj opozitën, pa përmendur kundërshtarin, sepse në fund duhet t’u shërbejmë edhe atyre. Unë do të jem kryetari i të gjithëve, këshilltari i të gjithëve. Dyert tona do të jenë të hapura për të gjithë. Kjo mbështetje e madhe do të thotë përgjegjësi e madhe, do të thotë të jesh i hapur, do të thotë të jesh komunikues nga kryetari deri në funksionin e fundit në kuadër të Komunës së Strumicës. Kjo është fitore e juaj për Strumicën, kjo është fitore për të gjithë vendin”, tha Kostadinovi në fjalimin e tij.

Sipas përllogaritjeve partiake, LSDM ka fituar shumicën në Këshill, ku ka fituar 13 vende, VMRO DPMNE 9 dhe një këshilltar nga një Listë qytetare.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky