Agjencia Zhurnal.mk.

Bekteshi: Vijon vit i rimëkëmbjes ekonomike

Shkup, 31 dhjetor – Uroj që vitit 2022 të jet një vit i begatë për të gjithë, ku do të mbizotërojë dashuria dhe mirëkuptimi mes njerëzve! Viti që po përcjellim na solli shumë sfida të cilat i kaluam së bashku duke mbështetur njëri-tjetrin!, ka shkruar në profilin e tij në Fejsbuk, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ai thekson se viti i ardhshëm do të jetë vit i rimëkëmbjes ekonomike pas gjithë goditjeve dhe pasojave që morëm nga pandemia e KOVID-19.

“Shpresoj se viti i ardhshëm do të jetë vit i rimëkëmbjes ekonomike pas gjithë goditjeve dhe pasojave që morëm nga pandemia e KOVID-19, ky armik i padukshëm që ende vazhdon të jetë prezent dhe i rrezikshëm! Me përkushtim të madh do të vazhdojmë angazhimin tonë për ta tejkaluar sa më shpejtë edhe krizën energjetike e cila ka kapluar shumicën e vendeve në botë! Më e rëndësishmja, ju uroj të gjithëve shëndet të mirë”, ka shkruar ministri Bekteshi. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky