Agjencia Zhurnal.mk.

Nedimoviq: Marrëveshja për Ballkan të Hapur po funksionin, tre dërgesa u bënë pa pritje në kufi

Shkup, 5 janar – Tre dërgesat e para nga sektori për mallëra me prejardhje të kafshëve, nga Serbia të martën u nisën për në Maqedoninë e Veriut pa pritur në vendkalimet kufitare, me çka Serbia e shënoi fillimin e implementimit të Marrëveshjes për bashkëpunim në sigurinë veterinare dhe fitosanitare të ushqimit, të nënshkruar në Tiranë në dhjetor, si pjesë e iniciativës Ballkani i Hapur, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Fillimin e implementimit të Marrëveshjes nga ana e Serbisë e kumtoi ministri serb i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Branisllav Nedimoviq, duke shtuar se ajo për çka është arritur marrëveshje po zbatohet, ndërsa pas nënshkrimit të marrëveshjes, tanimë ka pasur dërgesa nga Maqedonia e Veriut për në Serbi.

Nedimoviq tha se Ballkani i Hapur lidhur me sektori ushqimor është vënë në funksion me kapacitet të plotë dhe se tani ekziston sistem i paralajmërimeve të hershme.

Ai shtoi se këmbimi i përgjithshëm mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në sektorin ushqimor është rreth 420 milionë dollarë dhe se beson se “me shkeljen e pengesave” për disa vite do të arrijë deri një miliardë dollarë këmbim.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky