Strugë, 20 janar – Një person është lënduar në një aksident automobilistik që ka ndodhur mbrëmë në dalje nga Struga, në rrugën rajonale Strugë – Dibër.
SPB Ohër ka njoftuar sot se në aksident janë përfshirë dy automjete të pasagjerëve “Golf” dhe “Mercedes” me targa të Strugës.
“Dje në orën 20:20 në rrugën rajonale Strugë – Dibër ka ndodhur një aksident në mes të “Golf” i drejtuar nga D.G. (37) nga Struga dhe “Mercedes” i drejtuar nga T.P. (25) nga fshati Llozhani i Strugës të dy me targa te Strugës. Në aksident drejtuesi D.G. ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë, sqaroi zëdhënësi i SPB-së Ohër, Stefan Dimoski.
Në vendin e aksidentit kanë kryer mbikëqyrje prokurori publik dhe ekipet policore.





 
					 
					 
	
